Joseph: Perëndimi duhet të rishqyrtojë raportin ndaj Vuçiqit

Raporti i Pentagonit për atë se Serbia e ka intensifikuar bashkëpunimin me Rusinë prejse është në pushtet Partia Përparimtare Serbe e Vuçiqit konfirmon atë për çfarë është dyshuar një kohë të gjatë dhe tregon se raporti i Perëndimit ndaj presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq duhet ndryshuar, sidomos për shkak të bashkëpunimit me shërbimet e inteligjencës ruse, thotë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe Edward Joseph, profesor në Universitetin John Hopkins në Uashington.

Joseph: Perëndimi duhet të rishqyrtojë raportin ndaj Vuçiqit

Në raportin e Sekretariatit të Mbrojtjes  së SHBA, Serbia përshkruhet si ambienti më i volitshëm kur bëhet fjalë për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor dhe konstatohet bashkëpunimi ushtarak dhe i inteligjencës në mes të Beogradit dhe Moskës.

“Raporti është shumë i rëndësishëm sepse edhe zyrtarisht konfirmon atë për çka gjithmonë është dyshuar: se Serbia po i intestifikon marrëdhëniet ushtarake me Rusinë derisa njëkohësisht në planin e brendshëm, po ngecë në zbatimin e reformave dhe demokratizimit, dhe gjoja po përpiqet të zgjidhë çështjen me Kosovën. E ne e dimë se Rusia nuk ka asnjë interes që kjo çështje të zgjidhet”, thotë Joseph.

Në raport pretendohet se Serbia është vendi i vetëm në rajon i cili prej vitit 2012 blen armatim nga Rusia në vlerë më të madhe se një milion dollarë, dhe se ka blerë aeroplanë të përdorur rusë MIG-29 dhe helikopterë, dhe se Beogradi dhe Moska kanë kryer ushtrimet e përbashkëta ushtarake.

Kjo sjellë në pikëpyetje sinqeritetin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, kur thotë se është i interesuar për anëtarësim në BE. Si mund të bëhet kjo me këtë politikë? Duhet theksuar se Serbia kohë më parë e ka nënshkruar marrëveshjen tregtare me Unionin Evroaziatik të cilin e sponsorizon Rusia. Ky raport është paralajmërim për diplomatët të cilët bisedojnë me Vuçiqin, të kenë kujdes se ai është duke bashkëpunuar me Rusinë, sepse tani e dimë se qeveria e SHBA është plotësisht e vetëdijshme se ky bashkëpunim është i thellë”, thekson Joseph./Insajderi.com.