Interpreton: Reshat Arbana
Artistët e mëdhenj në të dy anët e kufirit i janë bashkuar njëri tjetrit dhe kombit në këtë fatkeqësi të madhe kombëtare si tërmeti i fundit.
Futbollistët, emigrantët, ushtarët dhe policët që ndihen shqiptarë, sot si kurrë më parë, po bëjnë vepra solidariteti, përkushtimi, shqiptarësie unike. Të gjitha këto janë dëshmi se një komb i madh si yni s’vdes kurrë.
Gazetari Shpëtim Nazarko i telefonoi një tjetër figure të madhe si Reshat Arbana që ta recitonte me zërin e tij shungullues. U ngrit nga shtrati ky zë më i fortë se ushtimat e natyrës, dhe në studion e regjistrimit të Edmond Zhulalit, kompozitorit të njohur sipas motiveve të një kënge të njohur të poetit të madh Agim Doçi, na dha këtë mrekulli.
Është urim për 28-Nëntorin, thirrje për ringritje, thirrje për bashkim! Çfarë emocioni! Konica.al