I pari i LDK-së, Isa Mustafa, duke folur për takimet me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se janë takuar kudo.
Ai nuk e ka mohuar se Kurti ishte në shtëpinë e tij herën e fundit, për të biseduar lidhur me koalicioni qeverisës.
Ai thotë se në takimet me Kurtin kanë biseduar gjatë, kanë dhënë argumentet dhe kanë hapur të gjitha çështjet që kanë arritur deri në atë periudhë.
“Nuk është asgjë tjetër pos heqje dorë nga ajo që jemi marrë vesh. Ne me VV-në kemi mbetur tek kryeparlamentari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Kemi insistuar që kryeparlamentatri të na mbes neve, dhe ata janë dakorduar, gjithashtu jemi dakorduar që edhe njëri nënkryetar të jetë i joni, pastaj ata kanë kërkuar dy nënkryetarë, gjë që ka mbetur ende e hapur. Ne kemi thënë që LDK-ja të propozojë kandidatin për president dhe VV ta përkrahë. Kur zgjidhet kandidati për president nga radhët e LDK-së ne do t’ua japim një ministri VV-së”, ka thënë ai në Rubikon.
Sipas Mustafës, ai thotë se me këtë marrëveshje të propozuar nga LDK-ja, VV do të kishte 10 pozita, kurse LDK 7 pozita.