Filmi i preferuar i Krishtlindjeve e ka fshehur gjatë gjithë kohës të vërtetën

Filmi i preferuar i Krishtlindjeve e ka fshehur gjatë gjithë kohës të vërtetën

Kanë kaluar 29 vjet që kur është bërë filmi Home Alone, pjesë e domosdoshme e festave. Ylli kryesor, Macaulay Culkin (39) ishte vetëm 10 vjeç kur doli filmi, ndërsa aktori e ekranizoi 8-vjeçarin Kevin McCallister në film, i cili rastësisht mbetet vetëm në shtëpi.

Për shkak se familja e tij është e madhe, prindërit e tij e harrojnë atë kur përgatiten për udhëtim. Djali shpejt bëhet shënjestër e hajdutëve që duan ta plaçkisin shtëpinë e tij, dhe ai bën çmos për t’i parandaluar ata që ta bëjnë një gjë të tillë.

Si të gjithë përmbajtjet e popullarizuara në botë, edhe ‘Home Alone’ është bërë viktimë e teorive të konspiracionit në forumet në internet, shkruan KOHA Ditore. Kështu, përdoruesit e Redditit e hapën temën dhe arritën në përfundimin se familja e kishte lënë qëllimisht Kevinin në shtëpi dhe se kjo mund të vërehej nga disa fakte delikate.

“Familja e tij e kontrolloi disa herë listën ndërsa po i ndanin bileta, kështu që Kevin as që ishte në listë”, – pohon njëri prej forumistëve.

Pas statusit të publikuar, disa shkuan edhe më larg dhe e filluan debatin nëse babai i Kevinit mund t’i kishte dërguar me qëllim hajdutët.