Është vetëm 20 vjeç, por duket shumë më i moshuar.
Yll Raçi nga Podujeva ka zgjedhur një stil më të veçantë të veshjes dhe të jetesës.
Personat me të cilët shoqërohet Ylli janë jo moshatarët e tij, por njerëz të moshës 70-80 vjeçarë. Ai nuk del me shokët në kafiteri, të gjithë ata i fton t`i bashkohen në odën e tij në fshat. Pasi që jeta në qytet nuk i përlqen, ai ka zgjedhur të bëjë jetën si në të kaluarën, e pa përtesë merret edhe me bagëti.
Veshjen ai e gjen nëpër zona ku ende ruajnë traditën e nganjëherë edhe i qepë. Ndërsa thotë se së kudo që shkon plisin nuk e largon nga koka, kjo për të ruajtur vlerat e kombit shqiptar.
Me veshje të pleqve Ylli kishte shkuar edhe në shkollë, aty ku komentete të mira thotë se mori nga profesorët.
Ylli, pasi e ka përfunduar shkollën ka nisur një punë interesante. Msitninë e qifteve. Deri tash thotë se ka msitnuar 30 qifte. Përvec këtij aktiviteti ai merr pjesë edhe në pajtimin e gjaqeve.
Për këto dhe më shumë detaje, ndiqeni intervistën e plotë të Yll Racit.