E doktoruar në Universitetin e Zagrebit – nuk avancohet si staf i rregullt në Fakultetin e Mjekësisë

Ka kryer studimet postdiplomike në Universitetin e Mjekësisë në Zagreb dhe tash e një vit është kthyer në Kosovë për t’i kontribuar vendit të saj. Mirëpo ajo është duke u diskriminuar në Fakultetin e Mjekësisë aty ku ndoqi studimet e para të saj. Rrëfimi i Jeta Kelmendit që po “lufton” në kërkim të drejtave të saj.

E doktoruar në Universitetin e Zagrebit – nuk avancohet si staf i rregullt në Fakultetin e Mjekësisë

Jeta Kelmendi nga Prishtina, doktor shkence dhe specialiste në Ortodonci, është duke u privuar nga e drejta e saj në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

Kelmendi e cila ka përfunduar studimet themelore në degën e Stomatologjisë, në Fakultetin e Mjekësisë, tash e tetë vjet është duke kërkuar që të avancohet në staf  të rregullt, mirëpo ajo është duke u diskriminuar nga këshilli drejtues i fakultetit, shkruan Gazeta Insajderi.

Ndonëse, studimet postdiplomike i ka përfunduar në Universitetin e Zagrebit, Kelmendi në një intervistë për Gazetën Insajderi ka treguar se edhe pse i plotëson të gjitha kriteret për pozitën të cilën ajo ka aplikuar, as që nuk është marr parasysh nga këshilli i fakultetit.

“Me 22 tetor kur është shpall  konkursi për staf të rregullt nga Universiteti i Prishtinës gjegjësisht në Fakultetin e Mjekësisë në degën e stomatologjisë për pozitën e 32 që ka qenë Ortodoncia paraklinike, unë me pesë nëntor i kam dorëzuar dokumentet, ku sipas rregullores e kam pas të qartë që të gjitha pikat dhe nenet në rregulloren 178 të statusit të Universitetit të Prishtinës, i përmbushi të gjitha kriteret me status dhe sipas rregullores gjegjësisht, pika 22 e nenit 11” ka treguar Kelmendi.

Studimet në Kroaci, Kelmendi i ka perfunduar në vitin e kaluar. Ndonëse dëshira e saj e madhe për të kontribuar në vendin e saj në fushën e mjekësisë, asaj nuk po i jepet hapësirë.

Duke qenë një studente e dalluar me notë mesatare 9.4 dhe me një numër të madh të punimeve shkencore të publikuara në revista ndërkombëtare me impalt faktor dhe të cituara, për profesorët kosovarë si duket kjo nuk po luan ndonjë rol.

“Jam i vetmi kandidat doktor shkence, me nivelet më të larta dhe me numër të konsiderushëm të punimeve shkencore, me notën mesatare po ashtu më të madhen, në buletinet e shpallura në ëebfaqe jam me status e rekomanduar, nuk kam ide sesi ka mbërritur tek ai vendim Këshilli i Fakultetit, dhe ai vendim i është dorëzuar rektoratit me statusin që unë nuk zgjidhem”, ka thënë Kelmendi.

Senati i Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e mbajtur në tetor të vitit 2019, kishte marrë vendim që të shpallë konkursin për angazhimin e personelit të rregullt akademik, përfshirë zgjedhje, rizgjedhje dhe avancim të tyre.

E me të hyrë ky vendim në fuqi më 27 nëntor të vitit që lamë pas, në raportin e Komisionit vlerësues për zgjedhjen e personelit akademik, Jeta Kelmendi kishte qenë njëra nga të rekomanduarat mirëpo emri i saj nuk kishte shkuar për miratim nga rektorati. /Insajderi.com

Diskriminimi i specializantes – nuk avancohet si staf i rregullt ne Faukltetin e Mjeksesise

Ka kryer studimet postdiplomike në Universitetin e Mjekësisë në Zagreb dhe tash e një vit është kthyer në Kosovë për t’i kontribuar vendit të saj. Mirëpo ajo është duke u diskriminuar në Fakultetin e Mjekësisë aty ku ndoqi studimet e para të saj. Rrëfimi i Jeta Kelmendit që po “lufton” në kërkim të drejtave të saj.

Gepostet von Insajderi am Sonntag, 26. Januar 2020