Aktor i famshëm Kirk Douglas, ylli i fundit i madh i Holivudit, vdiq në moshën 104 vjeçare, ka publikuar i biri i tij Michael Douglas.
“Me dhembje të madhe publikojmë se Kirk Douglas na la sot në moshën 104 vjeçare. Për botën, ai ishte legjendë, aktor i epokës së art të filmit, por për mua dhe për vëllezërit e mi Joel dhe Piter ishte thjesht babi”, ka shkruar Michael Douglas në Facebook.
“Kirk ka pasur jetë të bukur dhe pas veti ka lënë filma për gjenerata të cilat vijnë dhe kujtim të filantropit të njohur i cili ka punuar për të mirën publike dhe për paqe në botë”, ka shkruar Michael.
I biri i çifutit të arratisur nga Rusia, u lind më 9 dhjetor 1916 si Isur Denieloviç Demski, në Amsterdam, qytezë në shtetin e Nju Jorkut.
“Gjithë jeta ime ishte jeta e njeriut të zemëruar”, kishte deklaruar me një rast.
“Zemërimi ishte forcë lëvizëse e jetës sime, zemërimi i madh për shkak të padrejtësisë”, tregonte Douglas.
Kirk Douglas ka aktruar në mbi njëqind filma, dhe disa prej tyre u bënë klasikë siç është “Njëzet mile nën det (1954), “Rrugët e famës” (1957), “Përleshja në OK koral” (1957) e sidomos “Spartaku” (1960), film i cili u xhiruar në kohën e ndjekjes së komunistëve e i cili e bëri Douglasin yll botëror.
“Duhet të angazhohemi, forca më e madhe amerikane në botën e jashtme është Holivudi”, ka thënë ky aktor i cili ishte 100 vjeçar dhe nuk e pranonte presidentin Donald Trump.
Ishte joshës i madh i cili fitoi shumë zemra të grave, mirëpo prej vitit 1954 ka jetuar vetëm me një, Anne Bydens të cilën e njohu në Francë dhe e cila u bë bashkëshortja e dytë e tij.
Legjenda e Holivudit ka përjetuar sulm në tru në vitin 1996, e më pas edhe sulm në zemër në vitin 2001./Insajderi.com.