Lëvizja Vetëvendosje ka filluar fushatën zgjedhore, ani pse Kosova ndodhet në fluksin e pandemisë koronavirus (COVID-19), e numri i të prekurve po rritet dita e ditës.
Deputetë, nënkryetarë partie, zëdhënës e këshilltarë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti kanë publikuar një sondazh, ku partia e Kurtit renditet e para me mbi 52% të votave, shkruan Insajderi.
Madje, zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka ka theksuar se sondazhi është realizuar para mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, teksa nënkryetarja, Fatmire Kollçaku ka pyetur se a ka dyshuar dikush?
Sipas këtij sondazhi të publikuar, VV është e para me 52.8% për qind, LDK me 17.2%, PDK me 12.4%, AAK me 6.6% e Nisma 1.5%.
Vetëvendosje që thirrej në de-politizimin e ç’kapjen e institucioneve, para dy ditëve në krye të bordeve të ndërmarrjeve publike të Ujësjellësit, Postës së Kosovës dhe Infrakosit, ka emëruar kandidat për deputetët, anëtarë të partisë e përkrahës të Albin Kurtit.
Albin Kurti zbarkon në Postë, kap fuqishëm ndërmarrjen me dy anëtarë të VV-së
Albin Kurti kap edhe Postën, kandidati për deputet i VV-së në krye të ndërmarrjes
Albin Kurti emëron në Bordin e QKUK-së njeriun e afërt të tij dhe të Arben Vitisë