Tash e një muaj e gjithë Kosova është futur në karantinë, kjo me qëllim të mos përhapjes së pandemisë COVID-19. Me qenë se kjo është bërë për të mbrojtur njëri – tjetrin nga koronavirusi, një pjesë tjetër e popullatës nuk janë duke gjetur mbrojtje brenda karantinës.
Shumë baballarë, nëna, motra, vajza janë duke përjetuar dhunë fizike dhe psikike prej që është marr vendim nga institucionet shtetërore që të qëndrojmë të izoluar nëpër shtëpia, shkruan Gazeta Insajderi.
Vetëm në muajin mars në gjithë territorin e Kosovën janë raportuar 169 raste të dhunës në familje, kanë thënë për Gazetën Insajderi, Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.
Kjo shifër është shumë më e lartë se ajo e muajit shkurt, para se të hynim në karatin. Në shkurt kanë qenë të raportuara gjithsej 151 raste të dhunës në familje.
“Në tre mujorin e parë të këtij viti 2020, janë evidentuar rastet si në vijim: Janar 161 raste, në shkurt 151 raste dhe Mars 169 raste të dhunës në familje”, kanë thënë nga Zyra për Informim.
Andaj policia e Kosovës ka bërë apel tek qytetarët që t’i lajmërojnë ata për cfarëdo dhune që ata përjetojnë.
“Policia e Kosovës edhe përkundër angazhimeve shtesë këto raste i trajton me prioritet dhe bënë apel për të gjithë personat nëse janë pre e dhunës në familje ose çfarëdo lloj dhune tjetër, t`i raportojnë këto raste përmes numrave të telefonit 192 dhe 080019999 apo në stacionin më të afërt policor”, ka thënë zyra për Informim për Insajderin.
Gjatë kësaj kohe një muajshe cdo ditë ka pas raste të dhunës në familje ku janë sulmuar fizikisht nënat, baballarët, motrat, vajzat me c’rast kanë pranuar edhe tretman mjekësor.
Vetëm gjatë ditës së djeshme është arrestuar një i dyshuar pasi që kishte sulmuar fizikisht babain e tij, me ç’rast viktima kishte pranuar edhe tretman mjekësor.
Rasti ka ndodhur në Prishtinës rreth orës nëntë të mëngjesit, raporton Gazeta Insajderi.
Sipas policisë i dyshuari ka qenë me të meta psikike, ku fillimisht është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë dhe më pas në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.
Kurse në Fushë Kosovë, babai ka rrahur të bijën. Ai ishte arrestuar ndërsa vajza e tij, kishte pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa në Komunën e Lipjanit një i mitur kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. /Insajderi.com