Situata pandemike në vend, Kurti njofton se çfarë pritet të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme

Situata pandemike në vend, Kurti njofton se çfarë pritet të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke folur për situatën pandemike në vend, ka thënë se prit që gjatë ditëve të ardhshme të rritet numri i të infektuarve.

“Numri i të infektuarve nuk po rritet sikur në vendet tjera, por po rritet dhe do të rritet edhe gjatë ditëve të ardhshme”, ka thënë Kurti në Dukagjin, shkruan Insajderi.

Kurti i ka falënderuar të gjithë qytetarët për respektimin e masave rigoroze.

“Në kushtet kur fillon pranvera është shumë vështirë njerëzit të qëndrojnë brenda. Masat kanë qenë shumë të nevojshme”.

“Masat janë të nevojshme që të mos ketë shpërthim të pandemisë, e që do ta na e kolopsonte sistemin shëndetësor”.

Kurti madje tha se këtë situatë e kanë menaxhuar shumë mirë, siç thotë duke ditur sa janë sulmuar.

“Nuk ka ndonjë qeveri në kohën e pandemisë së paku në Europë, që është sulmuar sa qeveria jonë”.

“Ne vazhdojmë të punojmë sepse e kemi besimin e qytetarëve dhe përgjegjësinë e kemi të madh”./Insajderi.com