Dhjetë pacientë do të lirohen nga Klinika Infektive

Dhjetë pacientë do të lirohen nga Klinika Infektive

Infektologu Valbon Krasniqi ka konfirmuar se dhjetë pacientë të shëruar me Coronavirus do të lirohen nga Klinika Infketive.

Ai ka sqaruar se këto dy ditë gjendja në Klinikën Infektive është përmirësuar, ngase numri i shëruarve është më i madh se i atyre të infektuarve.

Por që ai ka bërë thirrje që të vazhdohet të respektohen rekomandimet e institucioneve deri në kalimin e pandemisë.

Bazuar në raportin e Klinikës Infektive të ditës së sotme, në klinikë janë të shtrirë 36 pacientë me Covid-19.

28 raste janë në gjendje stabile, 7 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.