Hoti prezanton platformën për dialogun Kosovë-Serbi

Dialogu Kosovë-Serbi për marrëveshje finale ka qenë i aktualizuar gjatë Qeverisë Haradinaj, Qeverisë Kurti dhe si duekt do të jetë tejet i aktualizuar edhe gjatë Qeverisë Hoti.

Hoti prezanton platformën për dialogun Kosovë-Serbi

Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë çështje e aktualizuar gjatë Qeverisë Haradinaj dhe pastaj Qeverisë Kurti.

Dialogu i cili pas përmbylljes së protektoratit zyrtar filloi me ndërmjetësim të Bashkimit Europian ku Kosova dhe Serbia diskutuan çështje teknike për të vazhduar pastaj me problemet politike ku arritën disa marrëveshje, por pala serbe nuk ishte zbatuese e tyre në shumicën e rasteve.

Ndër këto marrëveshje të shekelura nga pala serbe ishte pengimi i Kosovës për antarësime në organizata ndërkombetare, një situatë e tillë pas dështimit të antarësimit të Kosovës në Interpol pasoi me vendosjen e taksës nga Qeveria Haradinaj për të qenë taksa një çështje që solli në vështirësi edhe Qeverinë Kurti i cili preferoi reciprocitetin ndaj Serbisë për të vazhduar deri tek votimi i Qeverisë Hoti nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, shkruan Insajderi.

E pikërisht sot kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti prezanton në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës platformën e Qeverisë së Kosovës për dialogun gjatë orës 12:00.

Në planin e prezantuar në ditën kur u votua si kryeministër, Hoti premtoi se nuk do të ketë korigjim të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, një ide që ka pasur ndikim edhe në rrafshin ndërkombëtar duke gjetur mbështetje dhe kundërshtime.

Dialogu Kosovë-Serbi pritet të jetë tema kyqe e Qeverisë Hoti. Një interesim të tillë e ka shfaqur SHBA dhe Bashkimi Europian me emërime të emisarëve të tyre për t’u marrë pikërisht me dialogun Kosovë-Serbi që si synim ka arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve në mes dy vendeve të Ballkanit Perëndimor./ Insajderi/