Ky propozim është kundërshtuar nga dy partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës me arsytim se nuk ka plan të detajuar ku do të shpenzohen mjetet. Me këtë miratim do të tejkalohen rregullat fiskale të deficitit nga 2 përqind në 6.5%.
Në Kuvendn e Kosovës është mbajtur seanca e rregullt plenare ku si rend dite ishte propozimi për tejkalim të përkohshëm të rregullave fiskale për ta përballuar situatën e pandemisë.
Në Kuvnedin është votuar ky propozim që lejon tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale dhe kufizizmit të bilancit bankar.
Ky propozim u kundërshtua nga dy partitë e mëdha opozitare Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, raporton Insajderi.
Partitë opozitare vlerësojnë që ky propozim është shumë i mangët pasi nuk i tregon në detaje si ku do të shpenzohen mjetet.
Kjo shmagie e përkohshme e rregullave fiskale do të jetë në funksion të pakos për rimëkëmbje ekonomike në një kohë ku shumica e bizneseve përpos sektorët ekzistencial janë goditur nga mungesa financiare pas izolimit më shumë se dy mujor me qëllim mbrotje nga Covid-19.
Me këtë miratim do të tejkalohen rregullat fiskale të deficitit nga 2 përqind në 6.5%.
Qeveria Hoti ka premtuar pako për rimëkëmbje ekonomike si masë lehtëuese ndaj goditjes së pandemia i ka bërë ekonomisë. /insajderi/