Dita e çlirimit të Kosovës është ngjarje e madhe në historinë e kombit shqiptar. Shènon fillimin e një epoke të re.
Sot Kosova shënon 21 vjetorin e çlirimit. 12 Qershori shënon datën e madhe historike kur Kosova u çlirua nga okupatori serb.
Për këtë Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne me rastin e 12 Qershorit – Ditës së Paqes.
Seanca do të fillojë në ora 11:00 dhe në këtë seancë do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. /Insajderi/