Çlirimi i Kosovës është shkak i një debati të shpesht se kush ka kontibuar më shumë në arritjen e këtij qëllimi shekullor.
Përpos rëndësisë së çlirimit të Kosovës, debate zhvillohen edhe në atë që kush kishte më shumë merita në çlirimin e Kosovës.
Në shumë raste ky debat zhvillohet mbi premisa iracionale, dogmatike dhe reaktive – pasi mungojnë argumentet e sakta mbi historinë e Kosovës apo pozicionimet e caktuara politike e interesat e kalkuluara ekonomike.
Debati më i madh ekziston se kush kontriboi më shumë? Ushtria Çlirimtare e Kosovës, politikat e Ibrahim Rugovës apo intervenimi I NATOS-s.
Madje, shpesh figurat e njohura politike akuzohen që po e mënjanojnë ndonjërën nga palët kontribuese në çlirimin e Kosovës (siç) ishte rasti i sotëm me kryeparlamentaren Vjosa Osmani.
Ky debat shpesh ka nxitur tensione e përçarje të mëdha brenda spektit politik dhe shoqërisë kosovare. Duke u marrë më shumë me grupe e personalitete sesa me vet çlirimin e Kosovës. /Insajderi/