Prindër, që t’i mbani fëmijët të sigurt në pishina kini parasysh këto udhëzime

Prindër, që t’i mbani fëmijët të sigurt në pishina kini parasysh këto udhëzime

Qoftë një pishinë që fryhet ose pishinë e madhe, duket të keni paraysh disa udhëzime që t’i mbani të sigurt fëmijët tuaj.

Mbytjet e fëmijëve më të vegjël ndodhin kur ata nuk duhet të notojnë në radhë të parë. Sigurisht, fëmijët duhet të jenë nën mbikëqyrje të vazhdueshme të të rriturve ndërsa notojnë, por prindërit duhet të jenë vigjilentë edhe kur pishina nuk është në përdorim.

Pishinat prej gome që fryhen, sigurohuni që ti zbrazni pas çdo përdorimi. Kjo jo vetëm që parandalon mbytjen e fëmijës tuaj, por edhe kontraktimin e sëmundjeve si  – Esheria Kolli dhe Shigera.

Të vegjlit mund të përhapin mikrobet më lehtë në një pishinë që nuk është trajtuar me kimikate, kështu që prindërit duhet të jenë ekstra të kujdesshëm për të vegjlit e tyre para se të futen në pishinë dhe kur të mbarojnë notin.

Para se të futen në pishinë

  • Mos lejoni që një fëmijë i sëmurë me diarre ose të vjella të përdorë pishinën.
  • Lajini me sapun para se të futen në pishinë
  • Bisedoni me prindërit ose kujdestarët për shëndetin e fëmijëve të tyre përpara se këta fëmijë të përdorin pishinën ( nëse i vogli juaj do të notojë në pishinën e kopshtit)

 

Ndërsa janë në pishinë

  • Kujtojuni fëmijëve që të mos pinë ujë pishine
  • Largoni fëmijët nga pishina nëse bëjnë nëse urinojnë ose zhytin pelenën. Pastroni pishinën e fëmijëve, zbrazni dhe pastrojeni më pas. Në rastin e incidenteve diarreale, pasi pishina të pastrohet dhe të jetë plotësisht e thatë, lini atë në diell për të paktën katër orë.

Pasi të përfundojë noti, pastroni pishinën dhe lëreni të thahet. Rekomandohet ta lini për rreth 4 orë në diell. /Insajderi.com