3 mënyra të thjeshta për të parandaluar rënien e flokëve

3 mënyra të thjeshta për të parandaluar rënien e flokëve

Gjatë stinës së verës faktorë të shumtë ndikojnë që flokët të dëmtohen më shumë, që si pasojë mund të ketë edhe rënien e tyre.

Dielli, deti, uji me klor i pishinave janë disa prej arsyeve pse flokët ashpërsohen dhe humbin shëndetin gjatë kësaj stine. Më posht po përmendim disa mënyra që parandalojnë dëmtimin dhe rënien e flokëve.

  1. Përdorimi i ndonjë kremi mbrojtës para ekspozimit në diell.
  2. Hidratimi – Për shkak që edhe larja e flokëve në verë është me shpeshtë se në stinët tjera, rekomandohet që lëkura e kokës të masazhohet me vajra si ai I arganit, ullirit, kokosit apo bajameve. Ndonjë shampon që ka për bazë antioksidant dhe vitamin D mund të ndihmojë poashtu.
  3. Kapela – ky rekomandim vlen për secilën stinë, e përpos mbrojtjes së flokëve, kapela mbron edhe lëkurën e fytyrës.