Cili shqiptar refuzoi dy herë postin e Mbretit të Shqipërisë

Kush ishte Xhelal Pashe Bushati? Njeriu që dy herë refuzoi fronin e Shqipërisë. Pinjolli i fundit i dinastisë shkodrane. Dhëndëri i sulltan Abdylhamidit. Si erdhi e shoqja, princesha Naime të jetonte dhe të vdiste në Tiranë pasi i shoqi kishte ndërruar jetë?

Cili shqiptar refuzoi dy herë postin e Mbretit të Shqipërisë

Në historinë e Shqipërisë janë të rralla rastet kur një person refuzon një detyrë të lartë shtetërore, sidomos kur bëhet fjalë për fronin mbretëror. Kjo ka ndodhur vetëm me një person. Ai ishte Xhelal Pashë Bushati, i biri i Riza beut dhe nip i Mustafa Pashë Bushatit. Familja e Xhelal Pashës pas rënies se dinastisë se njohur se Bushatllinjve ishte vendosur në Stamboll. Ai lindi dhe u shkollua në kryeqytetin e perandorisë ku kishte lidhje shoqërore dhe zyrtare me drejtuesit më të lartë të shtetit. Këto rrethana dhe emri që gëzonte kjo figurë bëri që familja perandorake osmane të lidhte krushqi, njofton Insajderi.

Xhelal Pasha u martua me të motrën e Abdylhamidit II, Naimen, martesë nga e cila nuk patën asnjë fëmijë. Xhelal Pasha ishte i vetmi personalitet që gëzonte respektin e të gjitha figurave shqiptare. Kjo bëri që Ismail Qemali dhe më vonë Ahmet Zogu, para se të bëhej President e më pas Mbret t’i propozonin fronin e Shqipërisë. Por, ai më shumë modesti refuzoi. Gjithsesi, Xhelal Pasha kurrë nuk hezitoi të jepte kontributin e tij për Shkodrën dhe Shqipërinë sa herë që iu kërkua.

Me ardhjen e Mustafa Qemalit në pushtet ashtu si të gjithë pjesëtarët e dinastisë osmane, ai u detyrua të largohej nga Turqia. Në fakt, atij iu propozuan disa detyra të larta shtetërore, me kusht që të divorcohej nga princesha Naime. Por, ai nuk pranoi. Se bashku me familjen, ai u vendos ne Nisë të Francës.

Kujtojmë se familja e Bushatllinjëve në kapërcyell të shekujve XVIII-XIX, krijoi një nga pashallëqet më të rëndësishme shqiptare më qendër në Shkodër./Insajderi.com