Artisti që përdorë një kripore si brushë për ngjyrosje

Artisti që përdorë një kripore si brushë për ngjyrosje

Sultani Bashir ka shtatë vite që punon me kripën si mjet për të bërë piktura, shkruan Creators.

Si shumë piktorë e artistë tjerë që përdorin lloje të ndryshme të ushqimit për të krijuar art, Bashir duke punuar me kripë e ka shndërruar atë si markë njohëse të tij.

bota1

Bashir së pari e ngjyros kripën në mënyrë që të mund të krijojë dimension, thellësi dhe laramani në krijimet e tij. Prapavija e secilës prej krijimeve është e zezë në mënyrë që të shihet vizatimi pra të krijohet kontrasti.

Shumë nga vizatimet janë të inspiruara nga karakteret e filmave, ndërsa secila video merr dy deri në pesë orë për tu bërë. E pas përfundimit kur është e mundur ai e ripërdor kripën.

Materiali nuk është i shtrenjtë, por procesi merr shumë kohë ka thënë ai. E pas përfundimit të vizatimit ai në fund e shkatërron atë.

bota2

“Ideja e shkatërrimit të imazhit përfundimtar është për të treguar që asgjë nuk është permanente dhe bukuria e artit të këtillë është në procesin e të bërit art”, ka thënë Bashir./Insajderi.com