Kush nuk e do shalqirin? Shumica e njerëzve janë të fiksuar pas këtij fruti të shijshëm dhe freskues. Ndonjëherë ne mendojmë se nëse nuk jeni një fermer me përvojë, blerja e një shalqi me lëng, të shijshëm, plotësisht të pjekur, dhe të ëmbël mund të jetë vetëm fat. Për më tepër farat e shalqirit janë tejet të shëndetshme për ju!
Nuk keni pse ta lini në dorë të fatit, sepse ka disa këshilla që ju ndihmojnë të zgjidhni një shalqi të mirë. Në fakt, mund të kuptoni nëse një shalqi është pjekur pa e prerë fare.
Shikoni për vendin e fushës
Pika e verdhë, e njohur si vendi i fushës, është vendi ku shalqiri ka qëndruar në tokë. Shalqinjtë e pjekur gjithmonë kanë pika të verdha ose madje edhe portokall-të verdhë, jo të bardha.
Kërkoni për ‘rrjetat’
Këto njolla kafe të rrjetëzuara në shalqi do të thotë që bletët kanë prekur pjesët pjalmuese të luleve shumë herë. Sa më shumë pllenim, aq më i ëmbël është fruti.
Shalqinj ‘djalë ’ ose ‘vajzë’
Shumë njerëz nuk e dinë që fermerët dallojnë shalqinjtë sipas gjinisë. Për shembull, ‘djemtë’ janë më të mëdhenj, kanë një formë të zgjatur dhe më të lëngshëm. ‘Vajzat’ kanë një formë të rrumbullakosur dhe janë shumë të ëmbla.
Kushtojini vëmendje madhësisë
Është më mirë të zgjidhni as shalqirin më të madh dhe as atë më të vogël. Zgjidhni një frut me madhësi mesatare. Dhe vini re, i madh ose i vogël, shalqiri duhet të jetë gjithnjë më i rëndë në krahasim me madhësinë.
Inspektoni bishtin
Një bisht i tharë tregon që shalqiri është pjekur. Sidoqoftë, nëse bishti është i gjelbër, me siguri do të thotë që shalqiri është këputur shumë herët dhe nuk ka pasur mundësi të piqet. /Insajderi.com
Burimi: Bright Side