Përballja me simptomat fizike të sindromit të ankthit

Përballja me simptomat fizike të sindromit të ankthit

Ankthi është bërë sindromi më i zakontë në jetën e njeriut modern. Ankthi i zakonshëm largohet pas një kohe të shkurtër dhe njerëzit nuk i kushtojnë shumë rëndësi. Mirëpo diagnostifiki i sindromës së ankthit kërkon një vëmendje më të madhe pasi është një prej armiqëve kryesor të shëndetit.

Disa prej simptomave kryesore të këtij sindromi janë rrahjet e shpeshta të zemrës, dhimbjet e kokës, vështirësitë e frymarrjes, të dridhurat e duarve, dhimbje barku dhe marramendja, raporton Agroweb, shkruan Insajderi.

Sipas ekpertëve në Harvard, vetëdijësimi për këto simptoma është një hap përpara për të u përballur me të dhe për ta pasur nën kontroll, pasi kjo sindromë nuk ka shërim të përhershëm.

Kërkimi i ndihmës mjekësore, qofte te një psikolog apo edhe psikiatër, është prej hapave të parë që mund të ndërmerrni në këtë drejtim. Me të mund të zbuloni se ku e ka burimin ankthi juaj.

Mundohuni të i kushtoni vëmendje emocionit që i paraprin ankthit- shpejtësia e jetës së përditshme, punët e shumta, mund të ndikojnë që të mos i kushtoni vëmendje mirëqenies personale. Duhet të jeni sa më shumë në kontakt me veten dhe mos tentoni të shmangni asnjë lloj ndjenje, sado e veshtirë të jetë përballja sepse mu kjo është arsye për të pasur ankth.

Ushtrimet fizike dhe një dietë e pasur me ushqime të shëndetshme do të ju ndihmojnë poashtu. Ushtrimet do të ndikojnë që ju të jeni më pak i frustuar dhe do të ju ndihmojnë të lironi hormone që ndikojnë në lumturi. Shmangini ushqimet me shumë sheqer, alkoolin dhe lëngjet e gazuara./Insajderi.com