Cilat janë ushqimet që preferohen për të nisur mëngjesin

Cilat janë ushqimet që preferohen për të nisur mëngjesin

Mënyra se si nisni mëngjesin është me rëndësi të madhe për organizmin. Një mëngjes i mirë do të ndikojë në energjinë dhe koncetrimin tuaj.

Më poshtë po sjellim disa prej këtyre ushqimeve, të cilat ju japin energjinë e nevojshme për të filluar ditën, nuk ju mundojnë lukthin dhe furnizojnë organizmin me nutricientët që i duhen, raporton Agroweb, shkruan Insajderi.

Vezët – janë ushqimi që mund të hani pafundësisht për mëngjes. Të ziera apo të fërguara në cilëndo mënyrë, ato përmbajnë shumë proteina dhe ushqyes që furnizojnë metabolizmin dhe përcjellin energji.

Shalqini – është prej frutave me përmbajtjen më të lartë të ujit. Ai ka vlera të larta ushqyese, mirëpo shumë pak kalori. Shalqini përmban shumë likopen që është i mirë për zemrën dhe sytë.

Tërshëra – tërshëra me fruta është një tjetër ushqim që mund të e konsumoni secilën ditë. I kombinuar me fruta, fara dhe mjaltë, përpos shijes do të përmbajë vlera të panumërta ushqyese. Tërshëra ul nivelin e kolesteroli dhe forcon metabolizmin, e në anën tjetër parandalon dëmtimin e stomakut dhe është e pasur me fibra.

Boronicat- janë prej frutave të malit më të pasura me ushqyes. Ato rregullojnë tensionin e gjakut, stimulojnë metabolizmin, përmirësojnë kujtesën dhe ju ndihmojnë të koncetroheni.

Mjalti – ka shumë njerëz që e fillojnë ditën me një lugë mjaltë, gjë që do të rrisë energjinë dhe do të mbrojë imunitetin tuaj. Mjalti rrit seratoninën, e si pasojë ju do të jeni më në humor dhe më produktiv.

Hikrra – është poashtu një opsion shumë i mirë për të nisur ditën. Ajo përmban shumë minerale, proteina dhe vitamina që do e stimulojnë orgazmin.

Ushqimet që duhet shmangur në mëngjes, përpos fast food dhe ushqimeve të ngjajshme të përpunuara, janë kryesisht ushqime dhe fruta që përmbajnë shumë acid. Për shëmbull agrumet si limoni, portokalli, ushqimet pikante, pijet e gazuara, perimet e gjelbërta, domatet dhe dardhat./Insajderi.com