Si duhen ushqyer personat e moshuar gjatë pandemisë

Si duhen ushqyer personat e moshuar gjatë pandemisë

Ushqimi dhe një dietë e pasur është shumë e rëndësishme gjatë secilës periudhë, mirëpo në këtë kohë, kur një epidemi e rrezikshme na kërcënon gjatë gjithë kohës.

Kjo sidomos vlen për personat e moshës së shtyer të cilët duhet të kenë kujdes të shtyer gjatë kësaj kohe.

Është e rëndësishme të kemi parasysh që gjatë procesit të plakjes mund të pakësohet nevoja për kalori që pasohet nga mungesa e oreksit dhe ndryshimet në pamje fizike.

Poashtu edhe hormonet ndryshojnë duke ndikuar në shqisa, sidomos atë të nuhatjes apo shijes.

Faktorë të tjerë që ndikojnë kequshqyerje mund të jenë edhe sëmundjet kronike, sikur sëmundjet e zemrës, ishemia, Parkinsoni, diabeti dhe skleroza të cilat afektojnë oreksin, energjinë dhe peshën.

Po ashtu edhe mungesa e apetitit mund të jetë si kontraefekt i barnave të ndryshme.

Ndërsa prej ushqimeve që preferohen për këtë moshë janë perimet e freskëta, drithërat e plota dhe proteinat si peshku, pula, fasulet, apo vezët.

Yndyrnat e shëndetshme janë vaji i ullirit, i kikirikut, avokados dhe salmoni e sardelet./Insajderi.com