A do të ketë sezonë të dytë të “Squid Game”, flet krijuesi i filmit

A do të ketë sezonë të dytë të “Squid Game”, flet krijuesi i filmit

“Squid Game” i prodhuar nga Koreja e Jugut, është aktualisht seriali më i shikuar i momentit në ShBA dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Seriali  ka të bëjë me një shfaqje të trilluar të lojërave vdekjeprurëse, në të cilën personazhet e goditur nga varfëria konkurrojnë në një seri lojërash për fëmijë për të fituar një çmim parash prej 27 milionë funtesh.

Në një intervistë për THR, krijuesi i serialit dha një hapësirë për të menduar që do të ketë sezone të dytë të tij.

Hwang Dong-hyuk zbuloi se gjatë xhirimeve të ‘Squid Game’, ka pasur vështirësi financiare.

“Squid Game”

‘Në vitin 2008 kisha një skenar që kisha shkruar, dhe vrapoja për të gjetur investues por që nuk funksionoi dhe filmi nuk doli në treg. Kam lexuar shumë libra komikë që flisnin për lojëra ku kanë mbijetuar nga vdekja.

Aty pash edhe disa tregime për njerëz që hynë në borxhe duke luajtur lojëra jetë a vdekje dhe kjo u bë tejet tërheqëse sepse doja të luftoja vet financiarisht”, tha ai.

Ai gjithashtu shtoi se është i gëzuar dhe i ‘tronditur’ nga suksesi dhe po mendon të ketë edhe një seozë të re.

Squid Game

“Sezoni i parë përfundoi dhe ishte një mbyllje e mirë për të gjithë historinë. Por, ka edhe disa histori të tjera që nuk janë adresuar. Psh, historia e oficerit të policisë dhe historia e vëllait të tij, ‘The Front Man. Pra, nëse e përfundoj duke krijuar sezonin dytë do ta shtjelloj atë histori- çfarë po ndodh midis dy vëllezërve?”, ka shtuar ai.

Seriali “Squid Game” ka pasur mbi 100 milion shikues në të gjithë botën që kur filloi të transmetoj një muaj më parë./Insajderi.com