
Në episodin e 12-të të serialit “Schengen Visa” u bë pjesë edhe këngëtari shumë i dashur për publikun kosovar MC Kresha, shkruan Insajderi.
Përmes episodit “High medet” erdhi MC Kresha, bashkë me aktorët e serialit të cilët si çdoherë bënë një hallakamë të vërtetë.
Sipas informatave që kemi nga aktorët ky episod është një ndër më të veçantit si dhe një ndër episodat me më së humor pasi që gjithçka shkon hallakamë kur Nëntori e merr një kek me marihuanë dhe e shpërndanë Axhit Basri dhe Ibrahimit.
Të tre bëhen high dhe nuk do ju merr mendja se çka ndodh gjatë gjithë episodit dhe në fund MC Kresha ju flet për çelësin e suksesit.
“Schengen Visa” është prodhim i Gjirafa Studios dhe shfaqet vetëm online në GjirafaVideo.com çdo të diel nga ora 20:00./ Insajderi.com