VETËVENDOSJE DHE OSMANI

A i ka nisur Lëvizja Vetëvendosje negociatat për anëtarësim me Vjosa Osmanin?

A i ka nisur Lëvizja Vetëvendosje negociatat për anëtarësim me Vjosa Osmanin?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, thotë se Lëvizja Vetëvendosje që deri para pak ditësh po udhëhiqte me Qeverinë e Kosovës, nuk ka nisur negociata me Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin.

Psikologu i njohur, Fitim Uka, arrin të bëhet deputet - Ballkani.info

Gjatë një interviste dhënë në emisionin “Frontal” në televizionin T7-të, ai nuk e mohon që për kryeparlamentaren Vjosa Osmani, të ketë vend brenda subjektit që fitoi zgjedhjet e 6-të Tetorit, e që qeverisi me vendin vetëm për 50-të ditë.

“Në Vetëvendosje ka vend për këdo që konsideron se përputhet me vlerat e këtij subjekti”.

“Besoj fuqishëm që ne kemi treguar një concept se sib ëhet politikë. Në VV ka vend për të gjithë ata që kanë vlera dhe kanë vizion se si duhet të duket Kosova”, ka deklaruar Uka, që në këtë legjislatura mbanë për herë të parë mandatin e deputetit.

Një diskutim i tillë në studion televizive, erdhi pasi Osmani jo rrallë herë ka dalë kundër qëndrimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ajo haptazi ka marrë qëndrim kundër rrëzimit të qeverisë në krye me Albin Kurtin, pasi që e shkarkoi Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, që vinte nga radhët e LDK-së.

Nga opinioni publik, Osmani është parë e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe shkak për këtë u morën edhe konfrontimet e saja me anëtarët e tjerë të partisë ky ajo ushtron aktivitetin politik.