Adil Olluri sjell botimin e dytë të romanit “Bartësi i shpirtrave të përzënë”

Adil Olluri sjell botimin e dytë të romanit “Bartësi i shpirtrave të përzënë”

Shkrimtari Adil Olluri, ka publikuar botimin e dytë të romanit “Bartësi i shpirtrave të përzënë”, shkruan Insajderi.

Botimi është bërë nga Shtëpia Botuese “Artini” në Prishtinë ndërsa recensente e librit është Meliza Krasniqi.

Për këtë roman kanë ardhur vlerësime të shumta.

Ndër to veçojmë:

“Ky roman nuk është sprovë pikënisjeje, por një arritje e madhe, një fakt letrar e kulturor jo vetëm në jetën e autorin, por edhe në letërsinë bashkëkohore shqipe”, Virion Graçi, shkrimtar.

“”Olluri e trajton një fragment tragjik të luftës, shpërnguljen me dhunë, duke e vendosur një “hero frikacak” në qendër të romanit.
Ai me romanin e tij të parë jep shenjat e një pjekurie estetike e rrëfimtare”, Gëzim Aliu, shkrimtar.

Piktura në ballinën e romanit është realizuar nga Anton Krasniqi ndërsa librin mund ta gjeni te libraria Artini, afër Institutit Albanologjik në Prishtinë (IAP)./ Insajderi.com