“Agnus Dei”, shfaqet në Berlin, Chicago, Stockholm e Toronto

“Agnus Dei”, shfaqet në Berlin, Chicago, Stockholm e Toronto

Agnus Dei, do të vazhdoj rrugëtimin në eventet botërore edhe gjatë muajve në vijim, shkruan KultPlus.

Edhe mbas pesë vitesh udhëtimi, filmi Agnus Dei me skenar e regji të Agim Sopit, prodhim i AS Film Production nga Prishtina, vazhdon të jetë ambasadori më i denjë i Kosovës. Për pesë vite me radhë Agnus Dei ka prezantuar Kosovën në më shumë se 180 festivale të botës dhe i ka sjellur vendit 84 çmime kinematografike. Vetëm gjatë këtij muaji, Agnus Dei do të përfaqësoj Kosovën në pesë festivale të rëndësishme ndërkombëtare.

Agnus Dei do të shfaqet sonte në natën përmbyllëse të Alternative Film Festival në Toronto – Ontario, ku është i nominuar në disa kategori, si Filmi më i mirë dramatik, Aktori më i mirë – Astrit Alihajdaraj dhe Aktorja më e mirë, Dafina Berisha., pastaj do të vazhdoj në Berlin International Cinefest i cili mbahet nga data 10 -25 qershor në Berlin, pastaj nga 16 – 24 qershor në eventin më të rëndësishëm të Nigerisë, Real Time Film Festival i cili mbahet në Lagos, kurse nga data 18-24 qershor në Ilinois International Film Festival i cili mbahet në Chicago Harris Theater, dhe së fundmi nga 28 qershor – 06 korrik, në Stockholm Independent Film Festival i cili mbahet në Stockholm. Agnus Dei, do të vazhdoj rrugëtimin në eventet botërore edhe gjatë muajve në vijim.