Akademikët e “Ekspertizës”, folën kësaj radhe për Real 1 dhe Dj Blunt duke thënë së po bëjnë muzikë për dosta, shkruan Insajderi.
Kapen për tekstet e tyre të cilat thuajse nuk kanë as edhe një kuptim të vetëm.
“Tekstet shumë të mira” i bënë që akademikët t’i ftojnë Shaolinat për ta shkruar edhe tekstin e himnit të Kosovës.
“Ju dëshironi të tregoni përmes teksteve që përdorni drogë duke ju bërë thuajse më ‘IN’ por mos harroni se ky është niveli më i ulët”.
Dyshja shihet në klipe me femra mjaft tërheqëse, por akademikët i thanë se nuk është meritë kur ti e blen një femër.
Dhe si fund të këtij episodi akademikët dhanë një mesazh, “Ti mund ti këputësh të gjitha lulet, po nuk mund ta ndalosh ardhjen e pranverës”. Duke e bërë të ditur se pavarësisht asaj që shkruajnë tekste pa vlerë, ka disa prej tyre që sjellin diçka vërtet të bukur./ Insajderi.com