Akademikut Zuvdia Hoxhiq Berisha merr çmimin “TEUTA”

Akademiku malazez Zuvdija Hoxhiq, Berisha iu është ndarë çmimi për veprën jetësore “TEUTA”.

Akademikut Zuvdia Hoxhiq Berisha merr çmimin “TEUTA”

Ky çmim iu është ndarë nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “TEUTA” në edicionin e 7-të të manifestimit letrar trekufitar “Muzat e Alpeve 2019″, i cili është mbajtur në Tivar, Lezhë dhe Prizren.

Akademikut Zuvdija Hoxhiq, Berisha iu është ndarë ky çmim me arsyetimin se me tregimet dhe romanet e tij ka futur një proces të ri krijues në letërsinë malazeze, që e bën atë një shkrimtar të pashembullt dhe pa paraardhës. Në gjithçka dhe me meritë, i takon njësojë letërsisë malazeze, shqiptare dhe boshnjake, dhe mbi të gjitha asaj evropiane, sipas mesazheve universale dhe të vërtetave të përjetshme, me të cilat rrezatojnë shkrimtarët e mëdhenj dhe veprat e mëdha, çfarë padyshim është edhe ai dhe vepra e tij”.

Për figurën e akademikut foli poeti malazez Dimitrov Popoviq, i cili tha se Zuvdija Hoxhiq (Berisha), është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj e më në zë në Malin e Zi, por edhe një njeri i mrekullueshëm në kuptimin më të plotë të kësaj fjale.

“Romanet e tij kanë vlerë të madhe dhe në vazhdën e shkrimeve të mëparshme i japin vlerë reciprokisht edhe vetë shkrimtarit, që në moshën 78 vjeçare vazhdon të shkruajë dhe të ndjehet i vyeshëm për ne dhe brezat që do të vinë. Ta njohësh të kaluarën tënde është një obligim i madh. Hogjiqi nuk e ka njohur gjyshin, por rruga për ta njohur na pëlqen edhe ne, e ndjekim me kujdes në të gjitha veprimet… dhe del fitimtar”, tha ai.

Çmimin në emër të “TEUTëS”, akademikut Hogjiq Berisha, ia dorëzoi ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Skender Durmishi, i cili tha se është nder i madh për mua që t’ia dorëzoj akademikut të Zuvdija Hogjiq Berisha.

Përderisa akademiku Hogjiq Berisha, e quajti këtë çmim si më të veçantin ndër ata që i ka marrë deri më tani, ngaqë Kosova është vendlindja e paraardhësve të tij.

“Ishim në Tivar dhe në Lezhë me aktivitete por unë jam shumë i gëzuar që çmimi “TEUTA”  mu dorëzua këtu në Prizren nga miku im ambasadori Skender Durmishi. Çmimi ka një domethënie tejet të madhe për mua ngaqë jepet nga një shoqatë trekufitare me emrin e mbretëreshës ilire Teuta, e cila i ka vënë vetes qëllimin fisnik të njohjes së ndërsjellë të letërsisë, si dhe të përafrimit më të madh të popujve tanë fqinj nëpërmjet kulturës. Diçka që ka munguar deri më tani por që po realizohet me shumë sukses”, tha ndër të tjera akademiku Hogjiq.

Paraprakisht, poeti dhe studiuesi Agim Vinca, bëri një analizë për antologjinë e “TEUTëS” të cilën figurativisht e quan “një Olimp të vogël  letrar”.

Karvani i “TEUTëS” “Muzat e Alpeve” përgjatë viteve 2013-2019 ka përshkuar 16 komuna dhe bashki të Kosovës, Malit të Zi dhe të Shqipërisë.

Fituesi i sivjet i çmimit për vepër jetësore “TEUTA” akademiku Zuvdija Hogjiq Berisha është i 7-ti krahas shkrimtarëve të shquar: Jerem Brkoviq, Dritëro Agolli, Ramiz Kelmendi, Mirash Martinoviq, Moikom Zeqo dhe Nazmi Rrahmani. /KosovaPress/