Aktori shqiptar hap teatër në Turqi

Aktori shqiptar hap teatër në Turqi

Aktori dhe regjisori shqiptar Shyqyri Caushaj tashmë ka hapur teatrin e tij privat në Turqi që quhet “Tiyatro Teras”.

Në inaugurim, kanë marrë pjesë shumë aktorë të njohur si Bennu Yildirimlar, Burak Tamdogan, Rana Cabbar e Cemrehan Karakas. Përpos tyre, i pranishëm ka qenë edhe aktori dhe këngëtari shqiptar Bertan Asllani me të cilin Shyqyriu ka një miqësi të mirë.

“Tiyatro Teras” përpos si teatër, është edhe shkollë private e aktrimit, arteve dramatike por e veçanta është se do të jetë edhe një klasë për shqipfolësit që duan të marrin lëndën e aktrimit duke mësuar edhe turqisht me profesorët më të mirë të diksionit dhe fonetikes.