I lindur në Bruksel nga prindërit shqiptarë, ai është një aktor dhe komedian i njohur në Belgjikë.
Alil Vardar është një tjetër shqiptar i suksesshëm që po bën bujë në teatrot evropiane. Ai është i njohur sidomos si skenarist dhe aktor në ‘Le Clan des divorcées’ transmetuar në France 4.
“Babai im u largua nga Shqipëria kur unë isha katër vjeç. Nëna ime ka vdekur analfabete, e pashkolluar. Unë jam fëmiu më i ri nga të katër fëmijët. Kemi qenë gjithmonë të varfër” tregon Vardar.
Në vitin 2014-të ai krijon Festival d`Avignon ku vazhdon të sjellë risi nga teatror evropiane.
Debutimin e tij e bëri në vitin 1995 në një kafene të Brukselit, ndërsa më pas e krijoi një emision në radio bashkë me dy vëllezërit e tij, Hamdiun dhe Hazisin.
Ai sot është 48 vjeçar ndërsa nuk ka të ndalur me suksesin e tij në vendet frankofone.