
Konsiderohen si ndër dy alpinistët më të sukseshëm shqiptar duke arritur rekord pas rekordi. Arianit Nikqi dhe vajza e tij Mrika, janë drejt majës më të lartë në botë.
Ata tani ndodhen në majën Lobuche 6119 m në Nepal të Himalajeve.
Ngjitja me kthetra përmes litarëve në një lartësi të madhe mbidetare për disa orë rresht e me një mot të ndryshueshëm ka bërë që kjo maje të respektohet.
Alpinistët tanë duket se këtyre vështirësive po ju dalin ballë me një kënaqësi duke shkuar drejtë majës më të lartë.
Kujtojmë se disa muaj më parë ata u bllokuan në majën Vinson në lartësi prej 4992 metra, që është maja më e lartë e Amerikës Jugore, e që ishin shqiptarët e parë që kishin pushtuar atë majë.