Anëtari i Nismës kështu ofendon gratë dhe burrat e Vetëvendosjes

Anëtari i Nismës kështu ofendon gratë dhe burrat e Vetëvendosjes

Kandidati për deputet në zgjedhjet e tetorit nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Haxhi Hoti, ka thënë më herët se kandidati për kryeministër, Albin Kurti, i ka dy rrugë, ta lëshojë Kosovën ose të vritet.

Hoti më pas e fshiu shkrimin dhe kërkoi falje, duke thënë se kishte ndodh një gabim teknik.

Image may contain: text

Por, ky nuk duket të jetë një gabim teknik, pas anëtari i Nismës edhe në të kaluarën ka vepruar ngjashëm, kur është bërë fjalë për Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

“Qeveri më e moralshme si të Albin Kurtit nuk ka pasur Kosova që 20 vjet, burrat flejnë bashkë, gratë flejnë bashkë!? Veç në Kosovë ndodh me shit moral përmes homoseksualëve”, shkruan ai në një postim tjetër.

Lexo edhe: 

Anëtari i Nismës: VV këta me y***** po na akuzojnë për ngacmime

Deklarimi i rrezikshëm i anëtarit të Nismës: Kurti duhet ta lëshojë Kosovën, ose të vritet

“Kurti ta lëshojë Kosovën, ose të vritet”, anëtari i Nismës detyrohet ta fshij shkrimin, kërkon falje publike