
Pesë piktura që mbanin nënshkrimin e Adolf Hitlerit, që u nxorën në ankand në Nurenberg, nuk kanë gjetur asnjë blerës.
Pesë pikturat ishin pjesë e një koleksioni prej 26 punimesh, që shtëpia e ankandeve kishte planifikuar t`i nxirrte në shitje, por planet u rishikuan pasi pati dyshime për autenticitetin e punimeve. Prokurorët kishin konfiskuar 63 vepra arti nga galeritë e Weidler, javën e shkuar nën këto dyshime. Hetuesit tani po ekzaminojnë veprat për të përcaktuar nëse janë origjinale apo të rreme. Shitjet e veprave të Hitlerit, i cili për një farë kohe u përpoq të siguronte jetesën si artist në austri, kanë qenë prej kohësh të polemizuara dhe shpesh ka patur falsifikime.