Ansambli rus befason Korçën, performon këngë e valle shqiptare

Ansambli rus befason Korçën, performon këngë e valle shqiptare

Ansambli muzikor Jarmarka nga qyteti i Perm-it ne Rusi pas një turneu në Evropë dhe Amerikë zgjodhën Shqiperinë për të performuar dhe servirur kulturën ruse me veprat muzikore më të njohura në vend.

Gjashtë artistët në skenë performuan kengët më të njohura popullore në Evropë, kompozime dhe muzikë të cilën artistët i zgjodhën për të performuar për herë të parë ndaj publikut shqiptar.

Drejtori artistik Viktor Kuzminov e konsideron Korçën si qytetin që e njeh dhe e do kulturën ruse.

Në perfundim të mbrëmjes ai tha se ngrohtesinë që gjeti në këtë vend nuk e ka marrë në asnjë vend ku grupi folklorik ka performuar.

Nderkohë Sergei Konovallov një ndër artistët që performoi në skenë u shpreh entuziast pas performances dhe ngrohtësisë që i fali publiku.

Në fund të performancës grupi folklorik kishte përgatitur një surprizë për publikun shqiptar me këngët dhe vallet më të njohura ne Shqipëri.