Anulohet festivali “Mish Mish” në Gjilan

Anulohet festivali “Mish Mish” në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar  të gjithë qytetarët se Festivali ‘Mish Mish’ është anuluar.

Ky festival i planifikuar të mbahej më 21 gusht , në sheshin Agim Ramadanin në Gjilan, si pjesë përmbyllëse e kalendarit për mërgimtarët është anuluar  për shkak të urdhresës së qeverisë së Kosovës e cila ka ndaluar të gjitha dasmat, ahengjet dhe organizimet tjera publike me grumbullim të njerëzve, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.

“Komuna e Gjilani njofton të gjithë qytetarët, se për shkak të masave të reja që ka ndërmarrë qeveria e Kosovës, festivali shtyhet për një datë tjetër kur do të jetë i lejuar organizimi i tillë, pas përmirësimit të situatës së përgjithshme me pandeminë globale COVID-19”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të gjitha masat anti-COVID që kanëhyrë në fuqi që nga e premtja.

Këto masa përfshinë shkurtimin e orarit të gastronomisë, ndalim të veprimtarisë së klubeve të natës, dasmave e ahengjeve tjera familjare.

Po ashtu, për disa ngjarje që zhvillohen në hapësira të mbyllura nuk duhet të përdoret kapaciteti i plotë.

Këto masa vinë si rezultat i rritjes së infeksioneve me COVID-19./Insajderi.com