Arkitekti Përparim Rama, pjesë e Forumit Ndërkombëtar për Arkitekturë dhe Inxhinieri

Arkitekti Përparim Rama, pjesë e Forumit Ndërkombëtar për Arkitekturë dhe Inxhinieri

Një tjetër shqipëtar I suksesshëm në botë, arkitekti Përparim Rama do të jetë pjesë e Forumit Ndërkombëtar për Arkitekturë dhe Inxhinieri.

Rama do të jetë një prej ligjëruesve në Share Athens 2018, në Muzeun Benaki në Athinë të Greqisë.

Ngjarja e cila mbahet me 27 nëntor do të mbledh folës nga nëntë shtete për të treguar përvojat e tyre arkitekturore dhe projektet e tyre më të sukesshme.

Rama është një arkitekt fitues i disa çmimeve ndërkombëtare ndërsa është prezantuar nga London Building Design Magazine, BBC, CNN, RAI e në media tjera. Projektet e tij sot janë të ekspozuara në rreth 20 shtete në botë, raporton Kultplus.

Ligjëruesit e tjerë vijnë nga Holanda, Franca, Italia, Anglia e shtete tjera.

Rama, themelues i 4M Group, në vitin 2012-të ishte konsulent në Lojërat Olimpike në Londër, ndërsa në Bienalen e Venedikut morri pjesë po atë vit. Ai ka punuar me kreativitetin e tij edhe në Hamam Jazz Bar në Prishtinë.