
Policia e Shqipërisë ka njoftuar së ka arrestuar, Redon Leka si i dyshuari që hodhi gazin lotsjellës në Festën e Birrës pasi u ngjit në skenë, Goran Bregoviq.
Sipas policisë, i arrestuar 21 vjeçar hodhi kapsolla lakrimogjene në Festivalin në Korçës.
I njëjti është banues në Tiranë dhe ka qenë i akuzuar në fushën e prodhimit e shitjes së narkotikëve.

“Më datë 22.08.2021, gjatë Festës së Birrës, 21-vjeçari Redon Leka, ka hedhur kapsolla lakrimogjene, me qëllim cenimin e rendit dhe sigurisë publike në aktivitet, por menjëherë u kap nga shërbimet e policisë duke bërë që ky veprim të mos cenonte mbarëvajtjen e aktivitetit i cili u mbyll sipas programit. Gjithashtu nuk influencoi as në pjesëmarrjen e publikut”, thuhet në njoftim.
Gjatë natës së djeshme u arrestua gjithashtu, Kent Çeka, 26 vjeç, banues në Durrës, pasi në Terminalin e Autobusave, gjatë kontrollit fizik , iu gjet kanabis.
Kujtojmë që mbrëmë është hedhur gaz lotsjellës gjatë koncertit të Goran Bregoviçit në “Festivalin e Korçës”, pasi që pjesëmarrja e tij është kundërshtuar ashpër.
Në videot e publikuara në media, disa pjesëmarrës shihen duke fërkuar sytë, pas gazit lotsjellës.

Nuk kanë munguar edhe ata që kanë pyetur policinë për kontrollin që i kanë bërë të gjithë personave të pranishëm.
Para koncertit forcat e sigurisë kanë vëzhguar gjithë ambientin ku do të mbahej koncerti. /Insajderi.com