Kanë nisur xhirimet e filmit "Emili" me Arta Dobroshin në rol kryesor
Prej datës 5 nëntor kanë nisur xhirimet e filmit të “Emili” me regji të Ajola Dajës, kur rol kryesor ka aktorja kosovare Arta Dobroshi.
Xhirimet e filmt do të zgjasin 25 ditë dhe janë duke u realizuar në Tiranë, shkruan Kultplus.
Filmi ka një kastë të përzgjedhur aktorësh të njohur përveç Artës, si Lulzim Zeqja, Noel Miraka, Luiza Xhuvani.
“Filmi flet për Emili, e cila është e abuzuar nga bashkëshorti, dhe e njëjta kërkon ta marr djalin e saj 6 vjeçar. Në mungesë të autorizimit të babait për djalin e vogël, Emili duhet të përballet me vjehrrën e saj”, ka thënë Daja për KultPlus.
Për vendimin që Arta Dobroshi të bartë rolin kryesor të këtij filmi, regjisorja Daja e ka shpjeguar me faktin se vetëm ajo ia sillte ndjesinë e personazhit të Emili. “Më ngjante me Emilinë, dhe mendoja se mund ta bënte të gjallë Emilinë në mënyrën më të mirë” ka thënë Daja.
Mirëpo, edhe për aktorët e tjerë ajo ka potencuar se janë përputhur fiks me personazhet që ka pasur në kokë. “Është duke funksionuar perfekt”, ka thënë Daja mbi këtë film që është i mbështetur nga QKK.