
Piktori 72 vjeçar Huggins, në vitet e hershme të rinisë së tij u trajnua të pikturojë në “Art Students Leage”, në Nju Jork. Piktori shprehet se ai gjatë jetës së tij, ka shumë memorie të cilat i ka shtypur.
Mirëpo këto kujtime të shtypura tani janë shumë të qarta për piktorin. Kujtimeve të shtypura, piktori u referohet kontaktit me jashtëtokësorët kur ai ishte adoleshent. Huggins kujton se si është rrëmbyer nga jashtëtokësorët dhe këtë e ka ilustruar në veprat e tij.
Eksperiencat e Huggings me jashtëtokësorët ishin të këndshme, dhe ai pohon se është shprehur i gatshëm të ndihmojë ata në çfarëdo mënyre që ata dëshirojnë. Ai thotë se virgjërinë e humbi në moshën shtatëmbëdhjetë vjeç me një “krijesë jashtëtokësore” me emrin Gjysmëhëna.
Huggings pretendon se ata kanë pasur “mbi pesëdhjetë fëmijë jashtëtokësorë” dhe tregon detajet e çiftëzimit dhe lindjeve të fëmijëve.
Gjysmëhëna është jashtëtokësorja më e rëndësishme në të gjitha rrëfimet e piktorit. Siç tregon piktori, ai thotë se po ecte nëpër një pyll drejt një liqeni në Gjeorgji, kur e ka parë Gjysmëhënën ulur pranë një peme.
Gjysmëhëna kishte një pamje të përkryer njerëzore, përveç kokës së saj – fytyra e saj e zbehtë, me sy të zi, të mëdhenj dhe të verbër dhe mbante një parukë. Pas takimit ata u zhveshën dhe kështu piktori humbi virgjërinë.