Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për çështjen e Teatrit Kombëtar, teksa ka ndarë në faqen e tij të Facebook një video të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, teksa inspekton pjesën e pasme të godinës.
Rama shkruan se sipërfaqja e Teatrit Kombëtar nuk do të preket, por sipas tij ajo do të shtohet me 8 mijë metra katrorë.
Sipas Kryeministrit materiali me të cilin është ndërtuar ky Teatër, nuk mund të riparohet dhe as rikonstruktohet, për këtë arsye shkruan ai Tirana do ketë një Teatër të ri Kombëtare.
“Sipërfaqja e Teatrit Kombëtar jo vetëm që nuk preket, por i shtohen edhe 8.000 metra katrorë! Populiti, materiali me të cilin është ndërtuar ky teatër, as nuk mund të riparohet e as mund të rikonstruktohet. Tiranës i duhet, dhe do të ketë, Teatrin Kombëtar që meriton!”, shkruan ai.