
Për tre muaj me radhë në prezencë të vajzave dhe nënës së saj, ushtarët serbë e kishin dhunuar një grua kosovare gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-99.
Ky është njëri prej rrëfimeve të para që e lexon kur hyn në Muzeun Kombëtar të Kosovës , aty ku është duke u mbajtur ekspozita “Bëhu Fytyra Ime”, shkruan Gazeta Insajderi.
Por nuk është vetëm ky rrëfim, janë mbi dhjetë të tillë, ku gratë kosovare kanë treguar tmerrin që kanë përjetuar nga ushtria serbe. Ndërsa në mes të ekspozitës është i vendosur edhe rrëfimi i Vasfije Krasniqit – Godmman e cila tashmë ka folur edhe publikisht për dhunim që e ka përjetuar.
Një sallë e mbushur me plotë rrëfime, të vendosura në një xham ku ti bëhesh fytyra e tyre, kur fillon dhe i lexon një e nga një, është edhe historia e një gruaje e cila ka treguar se kishte marr edhe epitetin e “laperices” nga vjehrri i saj.
“Kur filloj m’u fol në televizion për pension, u g’zova shumë se thash më në fund shoqnia po më përkrahë, kur e niva një ditë vjehrrin tu thanë “qy qy ktynev lapericave po dojkan me ju dhanë pare”, mu duk që m’zuni krejt sh’pija përfuni”, është njëri prej rrëfime në këtë ekspozitë.
Ajo kishte vazhduar duke treguar se pas dhunës seksuale që e kishte përjetuar, pas luftës as burri i saj nuk kishte qenë më i afërt me të.
“Prej se më ndodhi qajo, kurr nuk dilsha prej shpija, mu duke që krejt veç mu po më kqyrin. Burri e di çka më ka pas ndodh po edhe ai ka ndryshu shumë, kurr më nuk jemi kanë të afërt si përpara”, vazhdon rrëfimi i saj.
Nuk janë vetëm këto tregime e ngjarje që kanë ndodhur ndaj popullatës civile në Kosovë nga ushtria serbe e udhëhequr nga Sllobodan Millosheviqi, ka edhe me mijëra rrëfime tjera.
Kjo ekspozitë e punuar nga artistja, Eliza Hoxha është hapur gjatë ditës së djeshme në Muzen Kombëtar të Kosovës, në nder të ditës ndërkombëtare të eliminimit të dhunës seksuale. /Insajderi.com