Autostrada Biennale prezenton librin e parë në Manifesta12

Autostrada Biennale prezenton librin e parë në Manifesta12

Dje në Palermo është prezentuar libri i parë i Autostradës Biennale, para publikut italian në Manifesta12.

Pas edicionit të parë të suksesshëm të vitit 2017, ka botuar librin e saj të parë të quajtur “Autostrada Biennale: Libri i përbashkët”, i cili synon ta promovojë Biennalen në mbarë botën duke mbajtur prezantime dhe biseda në ngjarje të ndryshme kulturore.

Palermo sivjet është përzgjedhur kryeqyteti kulturor Italin dhe për këtë arsye ekipi i bienales ka vendosur që prezantimin e parë të librit ta mbajë në Teatro Garibaldi në njërën nga teatrot më të njohura, e restauruar enkas për ngjarjen e Manifesta12.

Në prezantim u shpalos ideja e themelimit të Autostrada Biennale dhe aktivitetet e realizuara gjatë rrugëtimit të përbashkët.

I gjithë diskutimi u fokusua në libër i cili tregon se si Bienalja e ka bërë qytetin dhe qytetarin pjesë tejet të rëndësishme të organizimeve të saj, duke i përfshirë ata, pavarësisht përkatësisë nacionale, fetare dhe kulturore, sepse ky ka qenë edhe vetë qëllimi i këtij organizimi, thyerja dhe zhdukja e kufijve, si dhe gjithçka që konsiderohet të jetë tabu në shoqërinë tonë.

U diskutua se si bienalja ka arritur së bashku me qytetarët dhe partnerët strategjik te krijoj hapësira të reja ekspozimi, edukimi joformal, diskutimi dhe hapësira të reja reflektimi, duke stimuluar në këtë mënyrë lirinë e shprehjes, këmbimin kulturor, mendimin kritik dhe ruajtjen e tolerancës ndërkulturore e ndëretnike, me qëllim të promovimit të mendimit demokratik, të ruajtjes së mjedisit dhe të vlerësimit të trashëgimisë kulturore.

 

Partnerët dhe përkrahësit e librit dhe agjendës se promovimit janë: UNKT – Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, më konkretisht Zyra e koordinatorit për zhvillim, Zyra zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim në Prishtinë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Kosovë, Ministria e Diasporës dhe Investimet Strategjike në Kosovë, Komuna e Prizrenit dhe Komuna e Prishtinës.