Avokati jep një arsye të çuditshme për goditjen e Xhavit Halitit në Kuvend ndaj deputetit të LDK-së

Avokati  jep një arsye të çuditshme për goditjen e Xhavit Halitit në Kuvend ndaj deputetit të LDK-së

Avokati i nënkryetarit të Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Xhavit Halitit, Kujtim Kërveshi ka folur për Gazetën Insajderi, në lidhje me aktakuzën e Prokurorisë, për klientin e tij.

Haliti i cili akuzohet se ka kryer veprën penale “sulm”, ndaj deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Arben Gashi.

Kjo  sipas avokatit të Halitit, nuk ka të bëjë me vepër penale.

“Edhe po te kishte vepër penale për të mbrojturin tim, konsideroj se Prokuroria e Shtetit ka ndërhyre në institute ligjore të njohura edhe pse do të duhet të kishte parasysh kufizimin e autoritetit të saj ndaj imunitetit funksional duke qenë së bëhet fjalë për  një situate gjatë së cilës deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë qenë duke ushtruar detyrë zyrtare”, ka thënë Kërveshi për Insajderin.

Përpos tij, me aktakuzë është ngarkuar edhe deputeti nga radhët e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),  Gani Dreshaj, i cili pretendohet se në të njëjtën ditë ka kërcënuar deputetin Gashi./ Insajderi.com