Baleti është lidhja e trupit me shpirtin

Baleti është lidhja e trupit me shpirtin

“Pranoj të flas nëse ma sillni një birrë”, është përgjigjja e tij kur i kërkohet që ta japë një koment pas përfundimit të shfaqjes “Still life”, së cilës i ka paraprirë “Un trait d’union”. Koreografia për “Still life” ngërthen shumë elemente, prej përpjekjeve për një jetë më të mirë e deri tek lufta.

Është aso shfaqjeje që për rreth 50 minuta copëzat jetësore i bën bashkë për t’ia prezantuar publikut sikurse një ëndërr. Në koktejin, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, koreografi shqiptaro-francez me nam botëror, Angelin Preljocaj, nuk flet për shfaqjen me të cilën për herë të parë i është prezantuar publikut në Kosovë, shkruan sot Koha ditore.

Sa i përket lidhshmërisë së luftës në skenë dhe asaj që realisht ka ndodhur në Kosovën e viteve 1998-1998, ka vetëm një koment: “Unë kam bërë punën time. Tash i mbetet secilit ta fshijë hapësirën para derës së vet”.

Në fakt, shfaqjet e tij kanë një qasje ekzistencialiste, lëvizja nuk ka të bëjë vetëm me anën fizike, por me transformimin edhe shpirtëror.