Bashkëshortja e ish-presidentit francez koncert në Shqipëri

Bashkëshortja e ish-presidentit francez koncert në Shqipëri

Karla Bruni, bashkëshortja e ish-presidentit francez Nikolas Sarkozi dhe një nga gratë më tërheqëse në botën e muzikës, do të vijë për herë të parë për një koncert në Shqipëri.

Vetë këngëtarja përmes një videoje të bërë publike nga ambasada shqiptare në Francë, teksa i bie kitarës i drejtohet publikut shqiptar me këto fjalë: ”Përshëndetje të gjithëve në Shqipëri. Dua t’ju them që quhem Karla Bruni e do këndoj për ju në Ditën e Festës së muzikës në teatrin e vjetër të Butrintit në orën 21.00 dhe shpresoj të jeni atje”.

Më pas ajo i dërgon një puthje publikut duke paralajmëruar që do të jetë një mbrëmje që nuk duhet humbur. Këngëtarja do të prezantojë 11 këngë nga albumi i ri “ French Touch”.