Bastisen veteranët

Bastisen zyret e OVL UÇK-së nga EULEX

Policë e ushtarakë të EULEX-it kanë bastisur zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës. Ende nuk është dhënë një sqarim zyrtar për arsyen e bastisjes. Ky aksion i EULEX-it po vjen, vetëm disa ditë pasi nga OVL u publikuan disa dokumente që më vonë u kuptua se janë dosje nga Gjykata Speciale.

Bastisen zyret e OVL UÇK-së nga EULEX

Zyrtarët policorë të EULEX-it kanë rrethur dhe bastisur zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL – UÇK), njofton Insajderi.

Aty janë parë disa policë të cilët janë futur edhe brenda zyreve, ndërsa ende nuk dihet arsyeja.

Insajderi iu sjellë fotografi nga vendi i ngjarjes.

Bastisja e zyrave të OVL-së vjen disa ditë pasi nga kjo zyrë u zbuluan dosje që më vonë u vërtetua se janë të Gjykatës Speciale.

Nga OVL thoshin se dosjet nuk i kanë marrë ata, porse dikush po ua sjellë.

Atë dikush ata e quanin “Rrufeja”, duke aluduar se ikte shumë shpejt pasi sillte dosjet.

Një herë edhe publikuan një video që tregon një person të maskuar që shkonte te zyra e OVL-së dhe linte grumbullin me dokumente.

Ambientet e veteranëve të UCK-së ditë më parë u vizituan edhe nga personel i Gjykatës Speciale./Insajderi.com

KLINAKU NGA OVL E UÇK’SË I QUAN “KRIMINELË” PJESËTARËT E EULEX-IT QË PO UA BASTISIN ZYRAT: “EDHE JUGOSLLAVIA KA BËRË KËSHTU, POR JEMI DETYRUAR T’I KUNDËRPËRGJIGJEMI”

HARADINAJ DEKLAROHET PËR INSAJDERI.COM: S’JAM NË ZYRE, KAM FTUAR AVOKATIN QË TË SHKOJË