BE e dëshpëruar me Kuvendin për dështimin në ratifikimin e disa marrëveshjeve

Shefja e BE-së në Kosovës ka shprehur hapur zhgënjimin me Kuvendin e Kosovës për dështimin që të ratifikohen këto marrëveshje.

BE e dëshpëruar me Kuvendin për dështimin në ratifikimin e disa marrëveshjeve

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë të rregullt plenare ku ka miratuar propozimin për tejkalim të rregullave fiskale dhe rritje të deficitit buxhetor.

Disa marrëveshje ndërkombëtare nuk janë ratifikuar dhe për këtë është shprehur shumë e zhgënyer shefja e Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Ajo ka shkruar në Twitter se është tejet e zhgënjyer me Kuvendin e Kosovës për mos ratifikimin e disa marrëveshjeve përfshirë marrjen pjesë të Kosovës në programe të BE-së.

“E zhgënjyer me dështimin në Kuvend për t’u mos u ratifikuar disa nga marrëveshjet ndërkombëtare përfshirë edhe pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE’së për fiskalizim dhe dogana 2020, duke pamundësuar taksat dhe doganat e Kosovës për ta modernizuar punën e tyre dhe për të ndarë atë me kolegët në BE dhe përtej”, ka shkruar Apostolova.

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë solemne për ditën e çlirimit të Kosovës. /Insajderi/

“>