Benefitet e mjedrave për diabetin, trurin dhe peshën

Benefitet e mjedrave për diabetin, trurin dhe peshën

Të cilësuara si një prej frutave të stinës, mjedrat përpos shijes janë prej frutave më të shëndetshme nëse konsumohen të freskëta gjatë verës, por edhe të ngrira gjatë stinëve të tjera.

Një filxhan me mjedra përmban rreth 50% të dozës minimale të vitaminës C që i duhet njeriut.

Përmbajtja e ulët e sheqerit i bën këto fruta shumë të përshtatshme për dieta dhe për persona që vuajnë nga sëmundja e diabetit. Një mollë mesatare përmban rreth 5 gramë fruktozë.

Mjedrat përmbajnë sasi të mëdha antioksidantësh që janë të dobishëm kundër sëmundjeve të zemrës, kanceri, diabetit dhe mbipeshës. Për më tepër, antioksidantët luftojnë inflamacionet që lidhjen me plakjen e parakohshme dhe qelizat tumorale.

Konsumimi i tyre mund të ju ndihmojë të bini në peshë për shkak të fibrave të shumtë që përmbajnë.

Mjedrat e ulin sasinë e nevojshme të insulinës për mbajtjen në kontrollë të sheqerit në gjak, si dhe ndikojnë në shëndetin e trurit dhe kujtesën./Insajderi.com